Milani dëshiron ta kompletojë sa më shpejt transferimin e Renato Sanchesit

Pas marrëveshjes verbale të arritur për kushtet personale me Renato Sanches, Milan është ende duke punuar për të arritur marrëveshje të plotë me Lille për mesfushorin portugez.

Sport

11/06/2022 08:24

Maldini e dëshiron atë si nënshkrimin prioritar, pasi Franck Kessie tashmë konsiderohet jashtë skuadrës, pasi ka vendosur të largohet në drejtim të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Milan ka një marrëveshje pesëvjeçare gati për Sanches e cila me shumë gjasë do të pranohet nga përfaqësuesit e portugezit.

Pos tij, kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshje edhe Divock Origin që do të vijë në “San Siro” në këtë verë me parametra zero. /Lajmi.net/