Milan në bisedime me Kessien për rinovimin e kontratës
Përpos transferime që klubi italian është duke punuar ti sjell në skuadër, Milan po mendon edhe për rinovimin e kontratave me disa nga lojtarët aktual që ka.

Sport
Milani po planifikon të intensifikojë bisedimet për një zgjatje të kontratës me Franck Kessie, sipas Calcio Mercato.
24-vjeçari sapo ka hyrë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale, por ‘kuqezinjtë’ janë gati t’i ofrojnë atij kontratë të re, me kushte të reja.
Milani do t’i ofrojë Kessie-t një marrëveshje të re prej 6 milionë eurosh në vit që do ta bëjë atë të qëndrojë në San Siro për një kohë të gjatë.
‘Rossonerët’ janë gjithashtu pranë akordit me mbrojtësin e krahut Alessandro Florenzi nga Roma, pas dështimit të negociatave me Diogo Dalot të Manchester United. /Lajmi.net