Milan ndalet nga Torino në ‘San Siro’
Ka përfunduar ndeshja në mes të Milanit dhe Torinos.
Sport
Milan është ndalur nga Torino në javën e 15-të në Serie A.
Rosonerët nuk arritën që për 90’ minutat të shënojnë gol, duke bërë kështu që ndeshja të përfundoi, 0:0, raporton “lajmi.net”.
Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të arta për shënim, ato nuk arritën ta fusin topin në rrjetë.
Pas xhiros së 15-të në Serie A, Milan gjendet në vendin e katërt me 26 pikë. /Lajmi.net/