Milan mendon transferimin e Iscos

Klubi italian Milan ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madrid Isco Alarcon.

Sport

04/07/2021 13:11

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan po konsideron nënshkrimin e Iscos gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

“Rossonerët” janë në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese pas largimit të Hakn Çalhanoglut në drejtim të Interit dhe janë duke shikuar disa opsione si zëvendësim të tij, në listën e tyre është edhe mesfushori i Real Madrid.

29-vjeçari, nuk po ka shumë hapësira në “Santiago Bernabeu”, dhe mund të konsiderojë largimin gjatë kësaj vere.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje me fanellën e “Los Blancos” në të gjitha garat. /Lajmi.net/