Milan kërkon transferimin e Schick
Klubi italian Milan ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayer Leverkusen Patrick Schick.

Sport
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Milan ka shprehur interesim për transferimin e Schick gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi është duke shkëlqyer me Kombëtaren e Çekisë në “Euro 2020” ku ka realizuar katër gola deri më tani, dhe ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.
Së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e tij është futur edhe Milan, ndërsa çmimi i futbollistit në treg llogaritet të jetë rreth 40 milionë euro.
25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Bayer Leverkusen në të gjitha garat, duke realizuar 13 gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/