Milan favorit për të nënshkruar me Sven Botman

Milan vazhdon të jetë skuadra më e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Lille, Sven Botman.

Sport

03/03/2022 19:02

Milan kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të Sven Botman muajve të fundit dhe priten të jenë favoritët kryesor për të nënshkruar me lojtarin e Lille gjatë verës.

Sipas Fabrizio Romano, Milani do të arrijnë marrëveshje me mbrojtësin, por për të nuk janë dorëzuar as Newcastle.

“Milan e dëshiron Botman, ata u takuan me agjentin e tij dy javë më parë dhe janë duke e udhëhequr garën. Newcastle dëshirojnë të provojnë sërish në javët e ardhshme”, ishin fjalët e gazetarit italian, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të kalojë Botman. Gjastat janë më të mëdha që ai të shkojë drejt ekipit nga Seria A. /Lajmi.net/