Milan e siguron transferin e parë

Milan dëshiron ta mbyll transferimin e Timeoue Bakayokos.

Merkato

22/04/2019 13:58

Milan e ka në huazim Timeoue Bakayokon nga Chelsea, gjersa e ka të drejtën për ta blerë kartonin e tij.

Skuadra italiane dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kartonin e plotë të mesfushorit francez, gjersa do t’i paguajnë 35 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Chelsea ka përfituar 5 milionë nga huazimi i Bakayokos te Milan, gjersa kjo shumë do të shkojë në total prej 40 milionëve.

24-vjeçari poashtu e dëshiron qëndrimin në San Siro, andaj transferimi do të mbyllet në muajin qershor. /Lajmi.net/