Milan ‘dorëzohet’ në garën për Ziyech

Skuadra italiane prej kohësh ka shprehur interesim për Hakim Ziyech.

Sport

18/08/2021 18:31

Ziyech pothuajse gjatë tërë këtij afati kalimtar është lidhur me një transferim të mundshëm te Milani, transmeton lajmi.net.

‘Rossonerët’ e shihnin futbollistin e Chelseas si zëvendësues ideal të Hakan Çalhanoglut që kaloi te Interi.

Megjithatë sipas ‘Calcio Mercato’, gjiganti italian është dorëzuar në garën për transferimin e tij pasi ‘The Blues’ kanë refuzuar shitjen e tij.

Ekipi i Stefano Piolit ishte optimist deri vonë që do të mund ta merrinin mesfushorin në “San Siro” në formë huazimi.

Por ‘Blutë’ i kanë ‘mbyllur derën’ këtij opsioni pasi Ziyech është pjesë e rëndësishme në formacionin e Thomas Tuchel. /Lajmi.net/