Milan afër transferimit të Bakayokos
Gjiganti italian është afër të finalizojë marrëveshjen për Tiemoue Bakayoko.
Sport
Milani është duke shikuar opsione për përforcimin e repartit të mesfushës që pas largimit të Hakan Çalhanoglut, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ‘Rossonerët’ janë shumë afër kompletimit të transferimit të Bakayokos.
Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje më pas për një shifër që nuk është caktuar ende.
Chelsea do ta lejojë mesfushorin të largohet dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.
27-vjeçari, ishte pjesë e Milanit edhe në sezonin 2018-19 si i huazuar ku la përshtypje me paraqitjet e mira dhe tani trajneri Stefano Pioli e dëshiron sërish në ekip. /Lajmi.net/
AC Milan are close to complete Tiemoué Bakayoko deal with Chelsea. Talks progressing – loan with buy option [fee to be decided in the next hours]. ? #ACMilan
Chelsea will allow Bakayoko to leave, final details to be agreed in the next hours/days. #CFC https://t.co/wPTRttMuhG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2021