Mihali ndan lajmin se sot bëhen 24 vjet nga lirimi i Kurtit nga burgu i Nishit

Sot bëhet 24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit, nga burgu i Nishit. Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka ndarë lajmin se sot u bënë 24 vjet nga ajo ditë. Pra, ishte 7 dhjetori i vitit 2001, kur Kurti u lirua. Kurti ishte arrestuar më 27 prill të vitit 1999 në Prishtinë.…

Lajme

07/12/2025 11:12

Sot bëhet 24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit, nga burgu i Nishit. Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka ndarë lajmin se sot u bënë 24 vjet nga ajo ditë.

Pra, ishte 7 dhjetori i vitit 2001, kur Kurti u lirua.

Kurti ishte arrestuar më 27 prill të vitit 1999 në Prishtinë.

Ai u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësore ndaj Kurtit filloi më 9 mars 2000 ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

Lexo po ashtuNesër protestë në mbështetje të ish-policit Arbnor SpahiuPrej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë ndërkaq, prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë.