Miftaraj: S’na nevojitet në krye të Kuvendit një figurë kontroverse si e Albulena Haxhiut, konfliktin e ka mënyrë të udhëheqjes

Ehat Miftaraj nga IKD, duke komentuar mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Albulena Haxhiu, tha se Kuvendit në krye nuk i duhet një figurë si e saj. “Nuk na nevojitet një figurë kontroverse sikurse Albulena Haxhiu, e cila konfliktin e ka mënyrë të qeverisjes, mënyrë të udhëheqjes”, tha Miftaraj në T7. Ai përmendi disa nga…

Lajme

06/08/2026 11:31

Ehat Miftaraj nga IKD, duke komentuar mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Albulena Haxhiu, tha se Kuvendit në krye nuk i duhet një figurë si e saj.

“Nuk na nevojitet një figurë kontroverse sikurse Albulena Haxhiu, e cila konfliktin e ka mënyrë të qeverisjes, mënyrë të udhëheqjes”, tha Miftaraj në T7.

Ai përmendi disa nga herët kur Haxhiu gjatë kryesimit të seancave ia ka ndalë fjalën deputetëve opozitarë arbitrarisht.

“Nëse e bëjmë dallimin në mes të ish-kryeparlamentarëve, mes Glauk Konjufcës dhe Haxhiut, na kujtohen skenat kur iu bërtitke deputetëve ose në mënyrë arbitrare ua ndalte fjalën deputetëve të opozitës”, tha ai.