Albin Kurti nuk propozon askënd për Kryetar të Kuvendit, kërkon kohë shtesë në lidhje me postin e presidentit

Në Kuvendin e Kosovës janë betuar të zgjedhurit nga zgjedhjet e 7 qershorit, deputetët e legjislaturës së 11-të me radhë. Pas kësaj në Kuvend është procesuar më pikën e dytë të rendit të ditës që është zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese ka propozuar për Kryetar të…

Lajme

06/08/2026 11:45

Në Kuvendin e Kosovës janë betuar të zgjedhurit nga zgjedhjet e 7 qershorit, deputetët e legjislaturës së 11-të me radhë.

Pas kësaj në Kuvend është procesuar më pikën e dytë të rendit të ditës që është zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese ka propozuar për Kryetar të Kuvendit…

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në fjalën e tij para deputetëve ka propozuar që të ketë kohë shtesë.

Ai nuk ka propozuar emër për Kryekuvendar dhe më pas është vendosur që të shtyhet seanca, transmeton lajmi.net.

“Si fillim ai ka uruar secilin në Kuvend për zgjedhje si deputetë. Urime detyra e përfaqësuesve të popullit pas betimit që e bën bashkërisht.

“Ju uroj punë të mbarë deh suksese në legjislaturën e 11-të. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve ne filluam takimet, e falënderoj Bedri Hamzën për takimin, e falënderoj Lumir Abdixhikun për takimet e ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK- e rifillimi i bisedimeve u bë këtë javë. Ne duam bisedime edhe me PDK edhe me AAK-në ndonëse refuzimi i tyre është i qartë. Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan ndonëse në prill nuk u zgjodhë presidente. Ne duam të ecim përpara bashkërisht, por duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues. Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt një shpërndarje të kuvendit e përsëri zgjedhjeve të parakohshme e të panevojshme për qytetarët. Kërkojmë kohë shtesë që t’i japim kohë partive politike për president apo presidente.”deklaroi ai./Lajmi.net/