Miftaraj: Kosova nga viti 2021 paska blerë 840 milionë euro rrymë, jo rastësisht këshilltarët dhe njerëzit e afërt me Kurtin kanë hap biznese për shit-blerje të rrymës

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me shpenzimet e Kosovës për energji elektrike gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas tij, nga viti 2015 deri në nëntor 2025, vendi ka blerë energji elektrike me vlerë 1.11 miliard euro, ku 840 milion euro janë shpenzuar vetëm nga janari 2021 deri në nëntor…

Lajme

05/12/2025 23:39

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me shpenzimet e Kosovës për energji elektrike gjatë dhjetë viteve të fundit.

Sipas tij, nga viti 2015 deri në nëntor 2025, vendi ka blerë energji elektrike me vlerë 1.11 miliard euro, ku 840 milion euro janë shpenzuar vetëm nga janari 2021 deri në nëntor 2025, ndërsa 270 milion euro për periudhën 2015-2020.

Miftaraj vë në dukje se që nga viti 2021, këshilltarët dhe njerëzit e afërt me kryeministrin Albin Kurti kanë hapur biznese të përfshira në tregtimin e energjisë elektrike.

Ai thekson se kjo situatë mund të shpjegojë mbrojtjen e hapur nga qeveria ndaj biznesmenit Nagip Krasniqi dhe sulmet ndaj prokurorisë, e cila kishte guximin të hetonte dhe të ngrinte dy aktakuza për korrupsion në sektorin e energjisë elektrike.

Postimi i plotë: 

Kosova nga viti 2015 deri në nëntor 2025 paska blerë rrymë 1 miliard e 110 milion Euro.
Nga janar 2021 deri nentor 2025, paska blerë 840 milion Euro rrymë elektrike.
Nga viti 2015-2020 janë blerë 270 milion Euro.
Jo rastesisht nga viti 2021, keshilltaret e Albin Kurtit dhe njerezit e aferte me Albin Kurtin kane hapur biznese me shit dhe ble rryme elektrike.
Tani ka kuptim se pse Albin Kurti dhe grupet e interesit ne qeveri dhe jashte saj mbronin hapur Nagip Krasniqin dhe sulmonin prokurorine qe guxoi ti hetonte dhe ngrinte dy aktakuza per korrupsion ne sektorin e energjise elektrike./lajmi.net/