Mick Schumacher: Kam më shumë kohë të përgatitem

Piloti më i ri i F1, Mick Schumacher është shprehur entuziast me arritjet e tij dhe mezi pret të fillojë sezoni në Formula 1.

Sport

15/01/2021 09:44

Mick Schumacher fitoi kampionatin F2, ai pati një epërsi prej 14 pikësh nga rivali me vetëm një raund të mbetur në garën e fundit në Bahrein Grand Prix, transmeton lajmi.net.

Mick triumfoi në Bahrain, gara e vetme që i kishte mbetur pa fituar.

Gjermani triumfoi pas një përballje të gjatë me Callum Ilott, dhe pas sigurimit të titullit kampion, ai do të jetë pjesë e F1. Mick është njëherësh edhe djali i legjendës së F1, Michael Schumacher.

Schumacher ka thënë se ai dëshiron që debutimin në F1 ta nisë në Australian Grand Prix, dhe se ai ka kohë të përgatitet që të ketë paraqitje të mirë.

“Sigurisht që do të ishte kënaqësi të debutoja në Australian Grand Prix, këto lajme më japin kohë të përgatitëm”, tha ai.

“Do të jem i përgatitur për kampionat. Nga efektet e COVID-19 unë jam në kontakt me ekipin, por vetëm me video konferencë”, tha Schumacher.

“Ky sezon është i ngjajshëm për të gjithë. Duke shikuar kalendarin, nuk besoj që ka ndryshime në ekip, jemi të gatshëm të gjithë për sezonin 2021”, përfundoi Mick Schumacher./Lajmi.net/