Metallica shkrin akullin

U bë bendi i parë në historinë e muzikës që performoi në të shtatë kontinentet e botës. Në Antarktikun e acartë, Metallica mbajti koncertin më të veçantë, për qejfin e një publiku minimal prej 120 njerëzve.

ShowBiz

10/12/2013 21:00

U bë bendi i parë në historinë e muzikës që performoi në të shtatë kontinentet e botës.

Metallica mbajti koncert në Antarktikun e acartë, para 120 njerëzve.

Publiku ishte i përbërë nga fituesit e një loje shpërblyese, ekuipazhit të anijes me të cilën arritën atje, si dhe me pjesëtarët e ekspeditave shkencore nga Gjermania, Koreja Jugore, Rusia, Kina, Polonia, Kili, dhe Brazili, që jetojnë në stacionet hulumtuese rezidente.

Bendi shprehu kënaqësinë e madhe për këtë ngjarje.

“Ky ishte koncerti më i veçantë që ka bërë Metallica deri më tash. Energjia brenda kupolës ishte e mrekullueshme”.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë lumturinë e të gjithë atyre që ishin të pranishëm”.

Për shkak të kushteve specifike klimatike, nuk kishte zmadhuese të zërit, prandaj muzika ishte e mundshme të dëgjohej vetëm me anë të dëgjueseve individuale.

Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në web sajtet coca-cola.tv dhe coca-cola.fm, për t’ia dhënë shijen e plotë këtij fenomeni global.

U performuan dhjetë këngë: Creeping Death, For Whom The Bell Tolls, Sad But True, Welcome Home (Sanitarium), Master Of Puppets, One, Blackened, Nothing Else Matters, Enter Sandman dhe Seek & Destroy.

Lajmi.net kishte shkruar për këtë koncert më 26 tetor 2013 (Ditë të ftohta për Metallica).

Vitin e ardhshëm, Metallica do ta bëjë edhe një eksperiment tjetër.

Do të kërkojë nga fansat t’i përzgjedhin 17 këngë për repertorin e koncerteve që do t’i mbajë gjatë vitit.

 A.M.

 

Metallica – Enter Sandman (Live në Antarktik, 2013)