Mësuesja jep mësim anatomie me një kostum që përshkruan trupin e njeriut në detaje
Trupi i njeriut është mjaft kompleks për t'u shpjeguar dhe mësuar përmes fotove të librave shkollorë.
Fun
Verónica Duque, një mësuese e përkushtuar në klasën e tretë, ishte e gatshme t’i jepte të gjitha njohuritë e saj në një mënyrë të mahnitshme, transmeton lajmi.net.
Për t’i mësuar studentëve të saj anatominë njerëzore, ajo erdhi në klasë e veshur me një kostum që tregonte qartë të gjitha pjesët e trupit.

Për idenë e saj, Verónica Duque tha: “Unë jamë mësuese për 15 vite. Mësoj shkencë natyrore dhe shoqërore, art, si dhe anglisht dhe spanjisht. Unë isha duke shfletuar në internet kur u shfaq një reklamë e një kostumi banje në AliExpress. Duke e ditur sa e vështirë është për fëmijët të vizualizojnë disponimin e organeve të brendshme, mendova se ia vlen të provoja këtë mënyrë”. /Lajmi.net/
