Messi shpallet lojtari i vitit

Messi ka fituar një tjetër çmim individual.

Sport

09/09/2019 21:30

Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka shtuar një tjetër çmim individual në sirtarin e tij të pasur.

Anëtari i Barcelonës është shpallur lojtari i vitit nga ‘ESPN Sports Center’, transmeton lajmi.net.

Pas këtij çmimi, argjentinasi përmes rrjetit social ‘Instagram’ ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të.

“Faleminderit shumë për të gjithë ata që votuan për mua, që të shpallem Lojtari i vitit ESPY 2019. Ju përqafoj” ka shkruar Messi, transmeton lajmi.net.

10shi i Barcelonës nuk ka regjistruar akoma debutimin e tij në edicionin e ri në La Liga. /Lajmi.net/