Messi: Ronaldo pati një natë magjike kundër Atleticos

Paraqitja e Cristiano Ronaldos kundër Atletico Madridit, ka impresionuar edhe Lionel Messin.

Sport

13/03/2019 23:54

Argjentinasi që po ashtu pati një natë të madhe duke shënuar dy herë dhe duke regjistruar dy asistime në fitoren 5:1 të Barcelonës kundër Lyon, ka thënë se ka pritur një Ateltico më të fortë kundër Juventusit.

“Cristiano ishte mbresëlënës dje, një surprizë e madhe sepse mendova se Atletico do të kishte më shumë forcë”, ka deklaruar Messi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Juventusi vrapoi mbi ta dhe Cristiano pati një natë magjike me tri gola”.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të jenë kundërshtarë në Ligën e Kampionëve, nëse shorti që do të hidhet të premten do t’i vë përballë Barcelonën dhe Juventusin./Lajmi.net/