Messi realizon fotografi me një futbollist, mendoi se ishte tifoz
Ekipi u vizitua në hotel nga sulmuesi i Zenit St Petersburg, Sebastian Driussi.

Sport
Lionel Messi u detyrua të kërkojë falje pasi ngatërroi një bashkëkombës të tij, futbollist nga Argjentina, me një tifoz.
Messi është aktualisht në Rusi me ekipin e Argjentinës në përgatitje për ndeshjet miqësore, përgatitore për “Kampionatin botëror 2018”.
Ekipi u vizitua në hotel nga sulmuesi i Zenit St Petersburg, Sebastian Driussi, përcjell “lajmi.net”.
Messi realizoi fotografi me të duke menduar se bëhet fjalë për një tifoz.
Por, më pas i kërkoi falje pasi e kuptoi se bëhej fjalë për një futbollist. /Lajmi.net/