Messi merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij – Barcelona në ankth

Lionel Messi ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

11/11/2019 18:45

Kontrata e Messi tek Barcelona është valide deri në vitin 2021, kontratë të cilën argjentinasi do ta respektojë deri në fund.

‘Marca’ shkruan se Messi do të vazhdojë me Barcën deri në 2021, duke mos hapur negociatat për rinovimin deri në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Ky vendim i jep ankth skuadrës së Barcelonës, pasi ata shpresonin që të rinovonin më herët me numrin 10-të të skuadrës.

Argjentinasi vazhdon të jetë lojtari kryesorë i skuadrës, prandaj një rinovim me të do të ishte arritje e madhe për katalanët. /Lajmi.net/