“Messi më i miri, Iniesta fantastik”
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka lavdëruar dy bashkëlojtarët e tij, Lionel Messin dhe Andres Iniestan.
Sport
Gjermani këtë vit ka kompletuar edicionin e tretë te Barcelona pas një starti të dobët, ku vendin e titullarit ndante me Claudio Bravon.
Për Ter Stegen, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Iniestan e ka quajtur fantastik.
“Lionel Messi është më i miri, ndërsa Iniesta është fantastik”, ka deklaruar Ter Stegen.
Ter Stegen ka edhe shumë vite te Barcelona, ku në maj të këtij viti ka nënshkruar kontratë të re që e mban në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2022./Lajmi.net/