Messi kundër Ronaldos
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë. Por, cili prej tyre është më i mirë se tjetri sa i përket bukurisë së golave të realizuar?
Sport
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi tashmë një kohë të gjatë konsiderohen si dy futbollistët më të mirë në botë.
Ylli i Real Madridit dhe rivali i tij nga Barcelona zhvillojnë një betejë të ashpër mes vete sa i përket inspirimit të skuadrave përkatëse drejt titujve të rëndësishëm.
Mirëpo, ata janë të përfshirë edhe në duel individual për çmimet kryesore të futbollistëve. Ronaldo e fitoi Topin e Artë 2013, por në katër vitet e shkuara më i miri u shpall Messi.
Ndërsa, tani ju sjellim një duel mes tyre sa i përket 30 golave më të bukur të secilit prej tyre. Kush duhet të shpallet fitues në këtë kategori? Vlerësojeni vetë.