Messi kthehet në Barcelonë

Lionel Messi u ka dhënë fund pushimeve, duke u kthyer në Barcelonë. Ylli argjentinas e ka postuar një fotografi me familje, duke treguar se është gati për aksion.

Sport

23/07/2014 17:11

Pushimet verore kanë marrë fund për Lionel Messin. Ylli argjentinas është rikthyer në Barcelonë sot, pasi qëndroi disa ditë në vendlindje, Rosario të Argjentinës.

“U kthyem në Barcelonë”, ka shkruar 27 vjeçari, i cili e ka postuar një fotografi bardh e zi së bashku me djalin e tij, Thiago dhe të dashurën Antonella Roccuzzo.

Pra, katër herë futbollisti më i mirë në botë nga tash e tutje është i gatshëm për aksion me Barcelonën, pasi e dërgoi Argjentinën deri në finale të Botërorit, duke e fituar Topin e Artë në këtë kompeticion.