Messi ‘godet’ Ronaldon: Nuk flas për arritjet e mia, dua të flasin të tjerët

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se nuk ka nevojë të fket për arritjet e tij si Cristiano Ronaldo ose Zlatan Ibrahimovic sepse ai e di se sa i mirë është.

Sport

17/10/2019 12:44

Pavarësisht se është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Messi rrallë flet për arritjet e tij.

Siç raportohet nga Marca, Messi tha: ”Më mirë njerëzit të flasin për mua. Unë e di se çfarë jam, çfarë bëra dhe çfarë mund të jap, por ia mbaj vetes”, transmeton lajmi.net.

”Njerëzit mund të kenë fjalën e tyre. Nuk më pëlqen të flas për veten time, më pëlqen të flas për kolektivin”.

Në moshën 32 vjeç, Messi tani është në fazat e fundit të karrierës së tij dhe, mbase në mënyrë të pashmangshme, ka luftuar me disa lëndime gjatë vitit të kaluar.

Deri më tani këtë sezon Messi ka qenë i kufizuar në vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat për shkak të problemeve me këmbët dhe muskujt. /Lajmi.net/