Messi gëzon Barcelonën

Lionel Messi ka sjell një lajm fantastik për Barcelonën.

Sport

11/02/2016 13:22

Lionel Messi është kthyer në qendrën sportive të Barcelonës.

Sulmuesi është në rrugë drejt rikuperimit të plotë nga problemi në veshkë që ia pamundësoi që të luajë në ndeshjen kundër Valencias të mërkurën.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca”, ka njoftuar se Messi është stërvitur sot së bashku me pjesën tjetër të ekipit, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, në përjashtim të ndonjë befasie, ai do të jetë në dispozicion për duelin kundër Celta Vigos në Camp Nou të dielën.