Messi do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Metz

Nesër përballen Metz dhe PSG.

Sport

21/09/2021 14:28

PSG do të përballet me Metz nesër nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue I, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Sky Sports News’, në këtë ndeshje do të mungojë për ‘Parisienët’ pritet të mungojë Leo Messi/

Pas testeve mjekësore është zbuluar një mavijosje e kockave në gjurin e tij të majtë.

Në këtë mënyrë Messi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij nesër.

Gjendja e argjentinasit do të vlerësohet përsëri dhe do të shikohet nëse mund të luajë kundër Montpellierit në fundjavë apo në mesjavën e ardhshme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/