Messi dhe Neymar pjesë e festës së Barcelonës për titullin kampion
Lionel Messi dhe Neymari ishin pjesë e festimeve të titullit të Barcelonës pasi konfirmuan kurorëzimin e tyre si kampion të futbollit spanjoll të dielën pas fitores ndaj Espanyol. Disa fytyra të njohura u përfshinë në festën e tyre përmes lidhjes video, ka bërë të ditur gazetari Gerard Romero, me ish-sulmuesit e Barcelonës Neymar dhe Messi…
Sport
Lionel Messi dhe Neymari ishin pjesë e festimeve të titullit të Barcelonës pasi konfirmuan kurorëzimin e tyre si kampion të futbollit spanjoll të dielën pas fitores ndaj Espanyol.
Disa fytyra të njohura u përfshinë në festën e tyre përmes lidhjes video, ka bërë të ditur gazetari Gerard Romero, me ish-sulmuesit e Barcelonës Neymar dhe Messi që thuhet se kanë biseduar me disa nga lojtarët e Barcelonës.
Ylli argjentinas Messi gjithashtu iu bashkua transmetimit të drejtpërdrejtë të Ronald Araujo në “Instagram”, përcjellë lajmi.net.
Një tjetër lojtar me lidhje të forta me Barçën, sulmuesi aktual i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, i uroi lojtarët për triumfin e tyre.
Messi vazhdon të jetë i lidhur fort me një rikthim në Barcelonë këtë verë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain përfundon në qershor, me presidentin e klubit Joan Laporta që pranon se po zhvillohen bisedime në lidhje me një rikthim të tij në ‘Camp Nou’ që do ta shihte lojtarin të kthehet në shtëpinë e tij./Lajmi.net/