Mësohet sa do t’i kushtojë Interit mbrojtësi Marco Alonso

Inter raportohet se kanë bërë Marco Alonson si synimin kryesor për pozitën e mbrojtësit të majtë, me Chelsean që po kërkon deri në 40 milionë euro për spanjollin.

Sport

25/12/2019 16:19

Antonio Conte kishte transferuar ish anëtarin e Fiorentinës te Chelsea, dhe tash po kërkon ta rikthej në Serie A, te Inter.

Gazetat thonë se Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Alonso, nëse Inter nuk paguan 40 milionë euro.

Shkaku i çmimit të lartë, Inter po mendon edhe për një veprim të mbrojtësit të PSG-së, Layvin Kurzawa.

Alonso, i cili pas dy jave mbush 29 vjeç, ka luajtur vetëm tetë ndeshje për skuadrën e Frank Lampard këtë sezon./Lajmi.net/