Mësohet arsyeja pse Varane nuk do të luajë ndaj Getafes

Sipas Diario AS, Raphael Varane do të humbasë ndeshjen Getafe të dielën për shkak të protokolleve Covid-19.

Sport

17/04/2021 10:53

Ai ka nevojë për dy teste negative që të lejohet të kthehet dhe ka siguruar vetëm një deri më tani, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi u testua për COVID-19 të martën dhe ai rezultoi negativ. Ai pastaj iu nënshtrua një testi të dytë të premten në mëngjes por rezultati nuk dihet.

Megjithatë, Varane ka humbur afatin e përcaktuar nga protokollet e La Liga, kështu që ai nuk do të jetë në dispozicion për lojë.

Qendërmbrojtësi doli pozitiv për koronavirusin e ri më 6 prill dhe ka humbur El Clasico dhe të dy ndeshjet kundër Liverpool.

Nëse testi i tij i dytë kthehet negativ, Raphael do të kthehet për ndeshjen e Cadiz, të planifikuar për të mërkurën e javës së ardhshme.

Ndërkohë, Militao është i vetmi qendërmbrojtës që Zidane ka në dispozicion për ndeshjen kundër Getafes: Varane është jashtë përmes koronavirusit, Nacho është pezulluar dhe Ramos vazhdon të jetë i lënduar dhe me COVID-19./Lajmi.net/