Mësohet arsyeja pse do mungojnë Bale dhe Alaba kundër Celtas

Real Madrid sonte (e diele) do zhvillojë sfidën e parë në "Santiago Bernabeu" pas afro dy viteve.

Sport

12/09/2021 16:18

“Los Blancos” do përballen me Celta Vigon, në kuadër të xhiros së katërt, transmeton lajmi.net.

Por, problemi për Realin është që do jenë pa dyshen Gareth Bale dhe David Alaba.

Sipas Diario AS, uellsiani u lëndua në stërvitje, derisa Alaba pësoi dëmtim derisa përfaqësonte Kombëtaren e Austrisë.

Kjo nënkupton se Nacho Fernandez, pritet të jetë në mbrojtje pranë Eder Militao, kurse Eden Hazard të zëvendësojë Bale dhe të luajë pranë Karim Benzema.

Përballja mes Realit dhe Celtas nis në ora 21:00./Lajmi.net/