Meshkujt që nuk po mund të bëhen prindër rrezikohen 64% më shumë nga ky kancer

Burrat që i nënshtrohen trajtimeve të pjellorisë mund të jenë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës, sugjerojnë studimet.

Lifestyle

26/09/2019 10:52

Shkencëtarët analizuan më shumë se një milion burra që lindën fëmijë midis viteve 1994-2014 në Suedi, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ata gjetën që ata që kishin fëmijë përmes IVF ose trajtimeve të tjera të fertilitetit ishin deri në 64 përqind më të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen.

Lidhja e saktë midis kancerit të prostatës dhe infertilitetit është ende e paqartë për shkencëtarët. Por, hulumtuesit thanë se ‘anomalitë’ gjenetike në kromozomin Y mund ta kenë fajin për diçka të tillë.

Shtesat e ADN-së në këtë kromozom dihet se shkaktojnë infertilitet mashkullor, ndërsa gjenet në të njëjtin kromozom lidhen me kancerin e prostatës.

Hulumtimi, i botuar në revistën ‘British Medical Journal’, u krye nga Universiteti Lund në Suedi dhe Universiteti Mjekësor Sofia në Bullgari. /Lajmi.net/