Mesfushori konfirmon dashurinë për Chelsean: Është klub i madh!

Chelsea është një nga klubet më aktive në këtë merkato dhe pasi sistemuan lojtarët të cilët nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochetino, tashmë “Blutë e Londrës” po mendojnë për merkaton në hyrje. Pas firmës me Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson nga Villareal, tashmë drejtuesit e Chelseat janë “hedhur” në sulm për shërbimet…

Sport

12/07/2023 12:49

Chelsea është një nga klubet më aktive në këtë merkato dhe pasi sistemuan lojtarët të cilët nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochetino, tashmë “Blutë e Londrës” po mendojnë për merkaton në hyrje.

Pas firmës me Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson nga Villareal, tashmë drejtuesit e Chelseat janë “hedhur” në sulm për shërbimet e Moises Caicedo të Brighton. Mesfushori ka një vlerë prej 100 milionë euro, megjithatë kjo shifër nuk e tremb Chelsean, sidomos tashmë që lojtari ka dalë hapur se e dëshiron transferimin në Stamford Bridge. Lojtari ekuadorian theksoi në një intervistë të fundit se nuk mund të refuzoj transferimin në një klub të madh dhe të bukur si Chelsea.

“E vërteta është se Chelsea është një klub shumë i madh. Është një klub historik, nuk mund t’i them jo sepse bëhet fjalë për një skuadër shumë të bukur, po ashtu edhe për një qytet po aq të bukur.

Më bëhet qejfi që emri im është në merkato dhe që lidhet me klube të mëdha, por unë di si të qëndroj me “këmbë në tokë”. Nuk jam tip që “rrëmbehet” nga emocionet dhe tani për momentin po shijoj kohën e lirë së bashku me familjen. Sigurisht, ka presion por jam i qetë. Po pres me durim atë që ka vendosur Zoti për mua, Ai e di më të mirën”, u shpreh 21-vjeçari.