Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë. Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se masa e suspendimit do të ndërmerret në përputhje…

Lajme

31/10/2026 17:07

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se masa e suspendimit do të ndërmerret në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton lajmi.net

ShSKUK i ka cilësuar si jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

“Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftim.

Komunikatë e plotë:

SHSKUK njofton se pas konfirmimit zyrtar nga organet e rendit dhe drejtësisë për ndalimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, do të procedojë me masën e suspendimit të tij nga detyra, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
SHSKUK i konsideron jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe se askush nuk është mbi ligjin.
Ndërkohë, do të sigurohet vazhdimësia e udhëheqjes dhe funksionimit normal të Spitalit të Mitrovicës, pa cenuar ofrimin e shërbimeve për pacientët./Lajmi.net/