Mesazhi i Declan Rice për tifozët e West Ham: Ishim një familje, por koha për të bërë ndryshime

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice është larguar përfundimisht nga West Ham United. Mesfushori pritet të transferohet në Arsenal dhe sot gjatë ditës prezantohet me fanellën e re “Topçinjë”, shkruan Lajmi.net Rice ka shkruar një mesazh për tifozët e West Ham, duke falënderuar të gjithë për këtë qëndrim kaq të gjatë në klubin “The…

Sport

15/07/2023 11:00

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice është larguar përfundimisht nga West Ham United.

Mesfushori pritet të transferohet në Arsenal dhe sot gjatë ditës prezantohet me fanellën e re “Topçinjë”, shkruan Lajmi.net

Rice ka shkruar një mesazh për tifozët e West Ham, duke falënderuar të gjithë për këtë qëndrim kaq të gjatë në klubin “The Hammers”.

“Kur erdha në një provë në West Ham në moshën 14-vjeçare, e ndejva se këtu është shtëpia ime. Kam dashur të ju takojë të gjithëve drejtpërdrejt dhe t’ju them faleminderit.

“Jam i lumtur që kam pasur një kapiten si Mark Noble, më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës sime.

“Nëse ka një gjë që kam mësuar në karrierën time deri tani, është që nuk ka garanci në futboll. Gjithçka që mund të bëni është të punoni sa më shumë që të jetë e mundur, të përpiqeni të jeni person më i mirë. Krijoni disa kujtime të mira gjatë rrugës, dhe unë këtë e kam bërë në West Ham”, shkruhet në mesazhin e Declan Rice

24-vjeçari gjatë karrierës së tij me West Ham, ka zhvilluar 278 ndeshje, ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 14 asiste./Lajmi.net/