Mesazhi i Azpilicueta për Mourinhon

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, i ka dërguar një mesazh Jose Mourinhos, duke i uruar fat te Tottenham.

Sport

20/11/2019 23:57

Jose Mourinho të mërkurën në mëngjes është emëruar trajner i Tottenham Hotspur, duke pasur të shkarkuarin Mauricio Pochettino.

Dhe Azpilicueta, ish një nga lojtarët më të besueshëm të skuadrës së Mourinhos që fitoi titullin e Premierligës në 2014/2015, i ka uruar më të mirat trajnerit portugez.

“Mund të flas vetëm për kohën kur Jose ishte këtu në Chelsea me ne”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi fituar trofe dhe tani futbolli ecën përpara, çdo kohë është ndryshe”.

“Mund ta uroj atë për më të mirën, edhe nëse shkon te rivali ynë. Ne kemi kujtime të mira me të dhe kam luajtur disa herë kundër tij”./Lajmi.net/