Mesazhet për koronavirusin shpërndahen edhe përmes grimit
Artisti italian krijon një maskë me makijazh që të shpërndajë një mesazh të rëndësishëm.
Fun
Pasi që koronavirusi vazhdon të shpërndahet, Italia është e gjitha e bllokuar dhe po përjeton një panik të madhe, një artist i grimit ka shfrytëzuar rastin të bëhet kreativ si pasojë e gjendjes së krijuar, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Deri sa përdorimi i maskave është i domosdoshëm që të mbrohemi sado pak, Emanuele Petrini, një 22-vjeçar, artist i grimit që jeton në Viareggio të Italisë, ka shfrytëzuar njohurit e tij që të shpërndaj një mesazh të rëndësishëm.
Mesazhi ka të bëjë me racizmin, ai përmes grimit ka treguar që shqetësimi jonë për koronavirusin nuk duhet të shfrytëzohet për racizëm.

Që kur koronavirusi filloi nga Wuhan, njerëzit nga Azia rreth botës janë ofenduar dhe fajësuar për gjendjen e shkaktuar.
Një ndër raste ishte kur një grua aziatike u largua nga një restorant sepse ata mendonin që ajo kishte koronavirusin me vete.
Emanuele ka vërejtur racizmin që është krijuar nga koronavirusi, dhe vendosi që të fliste përmes një arti nga grimi.
Ai ilustroi maskën që përdorin njerëzit të mbrohen nga koronavirusi, dhe vendosi një shkrim në të duke thënë: “Ndaloni së shfrytëzuari koronavirusin si arsye e racizmit tuaj”.
Artisti shpreson që kjo të funksionojë që njerëzit të ndryshojnë paragjykimet e tyre edhe të ndalojnë së ofenduari njerëzit aziatik. /Lajmi.net/
