Mesazh interesant nga “Dardanët” në ndeshjen e Kosovës U21: Shqiptarë lind, nuk bëhesh…
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 është duke luajtur ndeshjen e parë të vlefshme për para-kualifikim në Euro 2025 kundër Estonisë. Të pranishëm në tribuna janë edhe një numër i vogël “Dardanësh”, shkruan Lajmi.net Ata kanë shpalosur një baner në lidhje me futbollistët që “tradhëtojnë” Kosovën dhe zgjedhin shtetet tjera për t’i përfaqësuar.…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 është duke luajtur ndeshjen e parë të vlefshme për para-kualifikim në Euro 2025 kundër Estonisë.
Të pranishëm në tribuna janë edhe një numër i vogël “Dardanësh”, shkruan Lajmi.net
Ata kanë shpalosur një baner në lidhje me futbollistët që “tradhëtojnë” Kosovën dhe zgjedhin shtetet tjera për t’i përfaqësuar.
“Shqiptarë lind nuk bëhesh, tradhëtarë edhe lind edhe bohesh”, shkruhet në këtë baner.
Kujtojmë që Kombëtarja e parë e Kosovës mbrëmë pësoi disfatë ndaj Bjellorusisë dhe ndodhi shkarkimi i Alain Giresse./Lajmi.net/