Mertens “driblon” Juventusin, preferon Ajaxin si destinacion të ardhshëm

Dries Mertens nuk e dëshiron kalimin te skuadra e Juventusit. Ndonëse rrugët në mes të tij dhe Napolit janë ndarë, belgu duket se po ndien përgjegjësi morale të mos u bashkohet rivalëve direktë të klubit. Për të është i interesuar edhe Ajaxi, skuadër e cila po shikohet me një sy më pozitiv sa i përket…

Sport

03/08/2022 17:11

Dries Mertens nuk e dëshiron kalimin te skuadra e Juventusit.

Ndonëse rrugët në mes të tij dhe Napolit janë ndarë, belgu duket se po ndien përgjegjësi morale të mos u bashkohet rivalëve direktë të klubit.

Për të është i interesuar edhe Ajaxi, skuadër e cila po shikohet me një sy më pozitiv sa i përket të ardhmes së belgut.

Kontrata e Mertens me Napolin përfundoi më 1 korrik të këtij viti dhe ai aktualisht është pa skuadër.

Vlera e 35-vjeçarit në tregun e transferimeve sillet diku rreth 4 milionë euro. /Lajmi.net/