“Merri krejt” kënga më e re nga Lindoni

Këngëtari Lindon Berisha ka paralajmëruar projektin e tij më të ri.

ShowBiz

10/11/2017 21:52

Fjala është për këngën “Merri krejt”, datën e publikimit të së cilës ai e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

“Merri krejt” do të publikohet në versionin solo të dielën në orën 16:00 , ndërsa  këngëtari do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

Për këtë projekt, Lindoni ka bashkëpunuar me Darko Dimitrov, Cricket Beats dhe AVD Digital.

Ky projekt, vjen pas këngës “Lolo” të cilën Lindoni e lansoi në muajin gusht, këngë e cila është pëlqyer nga fansat e tij. /Lajmi.net/