“Merr frymë” shëndetësia kosovare: Zero pacientë me COVID-19 në QKUK
Në QKUK aktualisht nuk ka asnjë pacient me COVID-19 që po trajtohet nga pasojat e këtij virusi.
Lajme
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga SHSKUK, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës po trajtohen dy pacientë nga COVID-19, teksa njëri prej tyre është nga Shqipëria.
Raporti i plotë:
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19
Në kuadër të Spitalit të Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19, njëri nga ta nga Shqipëria, ndërkaq në QKUK nuk ka pacient të konfirmuar me Covid-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë post-Covid-19
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë. /Lajmi.net/