Mërgimtari mes lotësh flet për heroin Afrim Bunjaku: Shumë rëndë e kam përjetuar lajmin

Më 24 shtator u sulmua Policia e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë edhe tashmë heroi, Afrim Bunjaku. Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar në qytetin e Skenderajt, për të marrë mendimet e tyre për sulmin terrorist, shkruan Lajmi.net. Një mërgimtarë mes lotësh ka thënë se e kanë përjetuar shumë rëndë këtë ngjarje.…

Lajme

04/10/2023 11:25

Më 24 shtator u sulmua Policia e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë edhe tashmë heroi, Afrim Bunjaku.

Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar në qytetin e Skenderajt, për të marrë mendimet e tyre për sulmin terrorist, shkruan Lajmi.net.

Një mërgimtarë mes lotësh ka thënë se e kanë përjetuar shumë rëndë këtë ngjarje.

Ai thotë se është ndjerë shumë keq, dhe çdo ngjarje në Kosovë e përjetojnë më rëndë kur janë larg vendlindjes.

“Jam ndi shumë keq, si çdo shqiptarë. Jam mërgimtar për neve është ma e randë se ne jemi me mall të vendit tonë, e ndjejmë më shumë mallin, jemi prek të gjithë pavarësisht të cilit vend, jo vetëm Drenica, por të gjitha trojet janë të prekur me këtë rast”, u shpreh ai.