Mercedesi paralajmëron tri modele të reja hibride
Mercedesi është duke bërë gati tri modele të reja hibridë me kabllo për këtë muaj, sipas një njoftimi në Facebook.
Auto & Tek
Bazuar në një video të publikuar, Mercedesi planifikon të sjellë tri modele hibride të GLA SUV-it, CLA Sedanit dhe CLA Shooting Braket.
Të tria janë të bazuara në arkitekturën e njëjtë dhe besohet se kompania do ta ketë të lehtë prezantimin e versioneve hibride-elektrike të secilit model.
Të gjitha përdorin fuqinë e njëjtë dhe pritet të lansohen në të njëjtën kohë.
Nuk dihen detajet për automobilat, veçse ata pritet të prezantohen në muajin mars.