Mercedes po i teston në Shtetet e Bashkuara taksitë që voziten vet

Banorët e Kalifornisë dhe vizitorët së shpejti do kenë mundësinë të udhëtojnë me një taksi me vozitje autonome.

Auto & Tek

04/12/2019 18:27

Gjatë muajit të kaluar, Daimler, e cila është në pronësi të Mercedes, ka thënë se aktualisht ka probleme të mëdha në prodhimin e veturave autonome dhe lansimi i tyre mund të shtyhet, njofton lajmi.net.

Përkundër kësaj, kompania po teston taksitë autonom në Shtetet e Bashkuara.

Janë 30 makina të tipit ‘Mercedes-Benz S-Class’ që kanë nisur të funksionojnë në Kaliforni në sistemin e vozitjes autonome.

Për shkaqe sigurie, vetura do ketë edhe prezencën fizike të një shoferi. /Lajmi.net/