Mercedes me makina luksoze për policë, do ua bëjë më të lehtë kapjen e kriminelëve
Këto modele nga Mercedes, do ta bënin ndjekjen policore shumë më efikase.
Auto & Tek
Në shtete të ndryshme, policia shfrytëzon edhe vetura speciale, për ndjekjen e keqbërësve, transmeton Telegrafi.
Italia i ka vënë në shërbim të policëve, super-veturat e shpejta si Lamborghini dhe Porsche, të konfiskuara nga kriminelët, derisa policia në Dubai ka disa prj modeleve më të reja, që secili do donte të arrestohej, vetëm të hipte në ato vetura.
General Police Equipment Extibition and Conference që është zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë, ka qenë aktiviteti ku Mercedes i ka prezantuar tri modele, në mesin e të cilave një makinë që mbushet me rrym, një hibride dhe një tjetër me hidrogjen.
Secila prej tyre, është krijuar që të shërbejë në intervenime speciale, që të jetë sa më efikase dhe të përfundojë me sukses.
Kjo është hera e parë, që Mercedes e sjellë një EQC tërësisht elektrike, të mbështjellë me emblemat e policisë, krahas një GLC F-CELL, që është makinë parë e kësaj kompanie që funksionon me hidrogjen.
Njësitet policore, mund të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe një E-Class Wagon, që është një makinë hibride e cila mbushet me rrymë.