Mercedes G-Class, veturë për të gjitha terrenet: Rrotullohet e nuk pëson asnjë dëmtim
As rrotullimi në njërën anë, nuk i shkaktoi dëmtime kësaj makine.
Auto & Tek
Barry Doyle nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, makinën e tij G-Class e nxjerr edhe nëpër terrene malore, ku një ditë pësoi një aksident të çuditshëm, transmeton lajmi.net.
Pikërisht këtu u dëshmua kapaciteti i Mercedes-Benz G-Class, se është një makinë e fuqishme dhe e gatshme të vozitët në të gjitha terrenet, meqenëse rrotullimi nuk i shkaktoi asnjë dëmtim fizik.
“Iu thye vetëm tubi i ajrit që e kishte në atë pjesë, mbrojtësja mbi rrotën e përparme dhe paneli i derës, nuk e pësuan asnjë gërvishtje”, ka thënë Doyle, pronari i modlit G-Class.
Në momentin që e ktheu sërish në të katër gomat, ai iu kthye sërish në rrugë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. /Lajmi.net/