Mercedes-AMG GT73, vetura më e fuqishme që firma ka prodhuar ndonjëherë
Ky mund të jetë modeli më i fuqishëm, që AMG e ka prodhuar deri më tani.
Auto & Tek
Gjatë kohëve të fundit, ka qarkulluar lajmi se Mercedes-AMG është duke punuar në një hibrid që mbushet me rrymë, që është një version i GT Coupe me katër dyer, transmeton Telegrafi.
Në një aplikim për patentë në vitin e kaluar, është mësuar se kjo makinë do të quhet GT37, ndërsa tani është parë kjo makine derisa testohej në ambient të hapur.
Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë këtë makinë që testohej në mot të ftohtë, në një pjesë veriore të Suedisë.
Fillimisht është menduar se është një Mercedes-AMG GT 63 S, por në bazë të disa detajeve, u kuptua se është pikërisht GT73, që besohet të jetë makina nga AMG, më e fuqishme ndonjëherë.
Ashtu siç edhe është quajtur, pritet ta ketë motorin me 7.3 litra që është parë edhe të disa Mecrdes të tjerë. Së bashku me motorin elektrik, kjo makinë mund të ketë deri në 800 kuaj fuqi.
Të gjitha këto fuqizime, lënë të kuptohet se Mercedes-AMG GT73 po bëhet gati të rivalizojë me Porsche Panamera, si një makinë komode, me shpejtësi të lartë dhe stil shumë të mirë.