Mendonin se kishte vdekur dhe e varrosën, familjarët shokohen kur e gjejnë duke ecur në varreza

Familja e një burri egjiptian, për të cilin menduan se kishte vdekur dhe ishte varrosur, kanë mbetur të tronditur, pasi ai u rishfaq prapë dhe mendonin se është ringjallur.

Fun

26/07/2020 21:50

Mohamed El-Gammal (40) u gjet duke ecur në një varrezë në fshatin Kafr Al-Hosar në rajonin Sharqiyah në veri të Kajros.

Familja e tij kishin mbajtur funeralin e tij katër muaj më parë, pasi kishin identifikuar gabimisht  një kufomë tjetër që ngjante si El-Gammal.

I afërmi u tha atyre se një kufomë e paidentifikuar kishte mbërritur në spital dhe familja shkoi për të parë nëse ishte El-Gammal. Të gjithë besuan se kufoma ishte e tij, veç njërës nga motrat e tij.

Në raport thuhej ishte marrë një mostër e ADN-së nga trupi i tij, por rezultati nuk u mor kurrë nga familja dhe funerali ndodhi në 21 mars.