Menaxheri i estradës, Jetmir Agaj feston ditëlindjen

Pothuajse të gjithë artistët tanë funksionojnë nën menaxhimin e dikujt.

ShowBiz

01/01/2018 20:40

Ata kërkojnë që të gjejnë një person i cili i drejton ata drejt suksesit të garantuar, shkruan lajmi.net.

Një menaxher shumë i suksesshëm i shoubizit është Jetmir Agaj, i cili sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 26 vite jetë.

Me rastin e ditëlindjes, Jetmiri ka pranuar urime të shumta nga emrat e njohur të estradës, shumë prej të cilëve janë nën menaxhimin e tij.

Ai u befasua me një tortë në të cilën shkruhej “Showbizi shqiptar” dhe padyshim edhe urimi për ditëlindjen.

Kujtojmë se Jetmir Agaj është pronar i llogarisë “Showbizit shqiptar” në rrjete sociale. /Lajmi.net/

Its My Birthday ?

A post shared by Jetmir Agaj (@jetmir_agaj) on