Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!
Shqipe Selimi-Mehmeti, deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe bashkëshortja e çlirimtarit të këtij vendi, Rexhep Selimi , ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar dje ish-kreun e UÇK-së, Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Shqipe Mehmet-Selimi, mbante…
Lajme
Shqipe Selimi-Mehmeti, deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe bashkëshortja e çlirimtarit të këtij vendi, Rexhep Selimi , ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar dje ish-kreun e UÇK-së, Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Shqipe Mehmet-Selimi, mbante flamurin bashkë me fëmijët ku tha se nën hijen e këtij flamuri, gjithnjë me krenari.
“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi ajo.
Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë./Lajmi.net/