Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë
Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të diel pasdite është zhvilluar një protestë. Kështu raporton media holandeze AD.nl. Siç e përshkruan mediumi holandez, “grupe demonstruesish janë mbledhur pranë objektit në Raamweg, ku kanë bllokuar qarkullimin. Për shkak të situatës, policia ka qenë e pranishme në numër të madh për të menaxhuar tubimin dhe për…

Lajme
Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të diel pasdite është zhvilluar një protestë. Kështu raporton media holandeze AD.nl.
Siç e përshkruan mediumi holandez, “grupe demonstruesish janë mbledhur pranë objektit në Raamweg, ku kanë bllokuar qarkullimin. Për shkak të situatës, policia ka qenë e pranishme në numër të madh për të menaxhuar tubimin dhe për të ruajtur rendin publik”.
AD.nl thekson se protesta është zhvilluar pranë asaj që në Holandë njihet si “Kosovotribunaal” – term që përdoret për Gjykatën Speciale, ku po mbahen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.